Lilibet Diana, pse Meghan Markle dhe Princi Harry e quajtën kështu vajzën e tyre

Pas intervistës për Oprah Winfrey, Princ Harry dhe Meghan Markle kanë bërë një përpjekje për të forcuan lidhjet familjare me emrin e vajzës së tyre të porsalindur. Çifti kanë kritikuar më parë familjen mbretërore për mënyrën se si janë trajtuar gjatë qëndrimit në pallat.

Mediat e huaja shkruajnë se gjëja e parë që ata bënë pas lindjes së foshnjës Lilibet Diana më 4 qershor ishte që të telefononin Mbretëreshën dhe pjesën tjetër të familjes, duke përfshirë babanë e Harry-t, Princin Charles dhe vëllain e madh, Princin Wlliam.

Pavarësisht akuzave serioze kundër familjes – përfshirë pretendimet se një anëtar pyeti se çfarë ngjyre do të kishin fëmijët e tyre – Harry dhe Meghan kanë qenë këmbëngulës se ata nuk kanë asgjë tjetër përveç dashurisë dhe respektit për Mbretëreshën.

Lilibet është nofka e fëmijërisë së Mbretëreshës. Vendosja e këtij emri për vogëlushen do të thotë se nofka e Mbretëreshës do të jetojë ndërsa deklarata që njofton lindjen e saj lexonte, “Lili është emëruar pas stërgjyshes së saj, Madhështisë së saj Mbretëreshës, pseudonimi familjar i së cilës është Lilibet”.


Shtuar 8.06.2021 11:29