Halilaj kërkon zbatimin e rekomandimeve të Auditorit për mungesat në punë dhe ndërprerjen e kontratave

Ndonëse nuk janë paraqitur në vendet e punës, 20 zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë vijuar të paguhen.

Të lidhura

None found

Zyrtarët në fjalë i përkasin komunitetit serb dhe lidhen me ish-“Mbrojtjen Civile”. Së fundmi, ndaj tyre është marrë vendim për ndërprerjen e kontratave të punës.

Në një deklaratë për “Bota sot”, avokati Gazmend Halilaj ka vlerësuar se institucionet e Kosovës duhet të veprojnë në çdo rast kur provohet se një zyrtar nuk e ka kryer detyrën ose ka marrë pagë pa punuar, pa marrë parasysh përkatësinë e tij etnike apo politike.

Sipas Halilajt, ndërprerja nga Ministria e kontratave të zyrtarëve që për vite nuk i kanë ushtruar detyrat përbën një vendim të ligjshëm dhe të drejtë, i cili respekton parimet e administrimit të mirë publik dhe të llogaridhënies. Ai ka nënvizuar se askush nuk mund ta ruajë një pozitë në administratën shtetërore nëse nuk e kryen punën për të cilën paguhet, pavarësisht lidhjeve politike ose përkatësisë etnike.

Avokati ka theksuar gjithashtu se institucionet janë ligjërisht të detyruara të zbatojnë masat e rekomanduara, nëse Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar shkelje.

Halilaj ka kërkuar që institucionet e Kosovës të shqyrtojnë në mënyrë të plotë dhe të paanshme të gjitha rastet ku ekzistojnë dyshime për mungesa të paarsyetuara, moskryerje të detyrës ose marrje pagash pa punuar. Sipas tij, çdo veprim duhet të mbështetet në ligj, prova dhe procedura të rregullta administrative, e jo në motive politike apo etnike.

Image

Lidhur me ish-pjesëtarët e të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, ai ka thënë se procesi i integrimit duhet të ndahet nga mënyra se si është zbatuar në praktikë.

Ai ka shpjeguar se integrimi rridhte nga detyrimet e marrëveshjeve të dialogut dhe synonte shtrirjen e rendit kushtetues dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës në veri të vendit. Në parim, sipas Halilajt, ky proces nuk ishte i gabuar, përderisa qëllimi ishte përfshirja e këtyre personave në institucionet e Kosovës dhe vendosja e tyre nën ligjet e saj.

Në përfundim, Halilaj ka deklaruar se institucionet kanë përgjegjësi të marrin masat e nevojshme ligjore nëse më vonë vërtetohet se individë të caktuar nuk kanë punuar, kanë bojkotuar institucionet ose janë paguar pa e ushtruar detyrën.

Sipas tij, sundimi i ligjit kërkon që çdo zyrtar publik të japë llogari për veprimet dhe mosveprimet e veta, ndërsa administrata publike duhet të udhëhiqet nga ligjshmëria, profesionalizmi dhe interesi publik.


Shtuar 21.07.2026 01:52

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet