Foto/ Flakë të mëdha përfshijnë një apartament në Greqi, evakuohen banorët pas raportimeve për shpërthime

Një apartament në Pire të Greqisë është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm pasditen e së hënës, ndërsa nga brenda tij janë dëgjuar edhe disa shpërthime.

Të lidhura

None found

Flakët u shfaqën rreth orës 18:52 në katin e parë të pallatit dhe vijojnë të jenë aktive.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 15 zjarrfikës dhe 5 automjete, si dhe një mjet i posaçëm i pajisur me platformë.

Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se ekipet zjarrfikëse kanë nxjerrë në mënyrë të sigurt banorët e kateve të tjera, bashkë me personat që ndodheshin në ndërtesat pranë.

Deri në këto momente nuk ka raportime për persona të bllokuar në brendësi të godinës.

Në pamjet e siguruara nga vendngjarja shihet një masë e dendur tymi të zi që ka mbuluar ndërtesën. Banorët kanë deklaruar se kanë dëgjuar shpërthime nga apartamenti i përfshirë nga flakët.


Shtuar 20.07.2026 20:55

matbetmatbetJojobetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet