Soriot është një blerës i apasionuar i pasurive të patundshme. Në vitin 2013, ai bleu një shtëpi në periferi të Sydneyt dhe pagoi 3.5 milionë dollarë për të.
Drejtori i kompanisë së vaksinës anticovid, AstraZeneca ka blerë një shtëpi të re me vlerë 8 milionë dollarë në lagjen luksoze të Mosman në Sydney.
Pascal Soriot 61 vjeç aktualisht është në Evropë, siç tha menaxheri i kompanisë së marrëdhënieve me publikun kohët e fundit, por kjo nuk e ndaloi gruan e tij të vendoste gjërat e tyre në një vilë me katër dhoma këtë javë, e cila, ndër të tjera ka një bodrum të madh, një kinema në shtëpi dhe palestër.
Paga e drejtorit të AstraZenecas është 27.5 milionë dollarë dhe ai nuk kishte pse të merrte një hua për vilën.
Kompania e pestë më e madhe farmaceutike në botë i jep atij shumë para, edhe pse më parë ka deklaruar se ka pagën më të ulët nga të gjithë drejtorët në degën e tij.
Sipas AFR, drejtori i Astrazanecas është me dy shtetësi, franceze dhe australiane, ndërsa fëmijët dhe nipërit e tij sot jetojnë në Australi.
Në mars të këtij viti, ai i tha medias australiane se mbrojti me forcë që vaksina të prodhohej në Australi sepse dëshironte të siguronte pavarësinë strategjike të atij vendi.
“Është vendi im dhe unë doja të sigurohesha që njerëzit këtu të mbrohen mirë”, tha ai për revistën “The Age”.
Soriot është një blerës i apasionuar i pasurive të patundshme. Në vitin 2013, ai bleu një shtëpi në periferi të Sydneyt dhe pagoi 3.5 milionë dollarë për të.
Ai ka tre vëllezër dhe të gjithë janë mjekë, ndërsa është pjesë e industrisë farmaceutike që prej vitit 1982.
Ai i do kafshët dhe në fillimin e karrierës së tij studioi mjekësi veterinare dhe puna e parë lidhej me kuajt.