Krimi në familjen shqiptare, qytetarët italianë mbledhin fonde për Tefta Malajn dhe djalin e saj 5-vjeçar

Një krim i rëndë në një familje shqiptare tronditi Italinë pak javë më parë. Taulant Malaj i cili kishte emigruar sëbashku me familjen e tij në vendin fqinj vite mëparë, i shtyrë nga xhelozia teri me thikë vajzën e tij, vrau komshiun, plagosi bashkëshortetn, si dhe tentoi të vriste edhe fëmijën e tij 5-vjeçar.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, avokati i Tefta Malajt, u angazhua në të gjithë zonën e Foggias për të mbledhur fonde për nënën dhe djalin e vogël 5-vjeçar, të ilët tahmë kanë mbetur pa asnjë përkrahje.

Menjëherë pas ngjarjes avokati i drejtoi edhe jë letër Presidentit ku i kërkonte t’i jepte nënshtetësinë Tefta Malajt de djalit të saj.

Pas ngjarjes së rëndë pak kohë më parë ku Taulant Malaj vrau me thikë disa herë vajzën e tij, komshiun dhe plagosi gruan italianët kanë nisur mbledhje fondesh për Tefta Malajn dhe djalin e saj 5-vjeçar.

Taulant Malaj vrau vajzën e tij Xhesika 16-vjeçare dhe fqinji 51-vjeçar Massimo De Santis. Gruaja, me djalin e saj 5-vjeçar, i cili i mbijetoi masakrës që ai dëshmoi, aktualisht ndodhet në një vend larg Torremaggiore, pasi ka marrë kërcënime nga të afërmit e burrit të saj dhe komente urrejtjeje, dhe ka shprehur vullnetin për të mos të kthehet në shtëpinë ku i është vrarë vajza.

Në ditët pas vrasjes së dyfishtë, avokati që ndihmonte gruan, Michele Sodrio, kishte kontaktuar edhe me Bashkinë e Torremaggiore për të kërkuar ndihmë financiare për Teftën dhe fëmijën e saj.

Sodrio thotë se është “i lumtur, mbi të gjitha për solidaritetin që po tregojnë shumë njerëz”.

Si ndodhi ngjarja e rëndë

45-vjeçari xheloz, Taulant Malaj është autori i dy vrasjeve të rënda. Fillimisht vrau në hyrjen e pallatit fqinjin italian Massimo De Santis, të cilin e goditi me rreth njëzet goditje me teh çelësi. Ai u qëllua në gjoks, bark dhe kokë: nuk kishte shpëtim për të. Më pas shkoi në shtëpi për të vrarë gruan, por ishte vajza që i doli përpara babait të cilin po përpiqej ta ndalte por mbeti e vdekur. Djali 5 vjec ishte fshehur pas divanit dhe nuk u lëndua ndërsa Tefta u plagos. Ishte vetë ajo që ngriti alarmin duke njoftuar policinë që ndaluan shqiptarin ende të gjakosur.

Pas krimit të rëndë shqiptari ka xhiruar me celularin e tij një video menjëherë pas atentatit, duke filmuar fillimisht trupin e pajetë të burrit dhe më pas ka filmuar vajzën e tij dhe gruan e tij në gjendje gjysmë të ndërgjegjshme. Videoja i është dërguar nga burri një bashkatdhetari me banim në Italinë veriore i cili ka lajmëruar menjëherë policinë lokale dhe me shumë gjasa ua ka dërguar pamjet edhe personave të tjerë të identifikuar, të cilët nga ana e tyre kanë shpërndarë videon nëpërmjet internetit.

Arsyeja e këtij krimi ishte se 45-vjecari bukëpjekës shqiptar kishte dyshime se italiani dhe gruaja e tij kishin një lidhje intime.

Në dëshminë e dhënë, Malaj u ka rrëfyer hetuesve se pasi vrau Massimo De Santis, për të cilin besonte se ishte i dashuri i gruas së tij kishte hyrë në dhomën e gjumit ku ishte gruaja e tij të cilën e kishte goditur të parën dhe në moment kishte ndërhyrë vajza e tij 16 vjeçare për të shpëtuar të ëmën. Ai shtoi se e kishte sulmuar me thikë vajzën e tij pa e kuptuar se ishte ajo. Më pas Malaj zbulon se nga dhoma e gjumit, gruaja e tij së bashku me italianin u arratisën në kuzhinë ku kishte vazhduar t’i godiste.  4 ditë pas krimit të rëndë shqiptari Taulant Malaj ka kuptuar se çfarë ka bërë duke u shkrehur në lot në seancën e parë ku iu komunikua arresti me burg dhe rimarrja e dëshmisë. Sipas avokatëve shqiptari ndodhet në gjendje të rënduar. Tre video të tjera janë marrë nga kamerat e shtëpisë për të cilat avokatët thonë e Malaj nuk ka dashur ta vrasë djalin 5 vjeç dhe fëmija nuk ishte i fshehur pas divanit.


Shtuar 29.05.2023 08:54