GREQI – Ditën e sotme, një nxënëse e gjimnazit në Halkidi së bashku me nënën e saj ka denoncuar se dy nga shokët e saj të klasës i kishin krijuar foto me inteligjencën artificiale dhe po i qarkullonin në grupe të mbyllura në një rrjet social.
Shokët e saj të klasës kishin krijuar një foto të turpshme në internet dhe kishin përdorur fytyrën e saj.
Ndaj prindërve të djemve është ngritur një rast.
Fotoja e redaktuar fillimisht u postua në një grup të mbyllur prej katër personash në Instagram dhe më pas u ngarkua në një grup tjetër të mbyllur prej 20 personash në të njëjtën platformë.
E mitura ka denoncuar si autorë dy shokët e saj të klasës.
Për çështjen është njoftuar Prokurori për të Mitur në Kalkidë, i cili ka urdhëruar ngritjen e dosjes ndaj prindërve të djemve për moskujdesje ndaj një të mituri.
Autorët nuk u arrestuan për shkak të moshës.