Del fotoja e parë e Kate Middelton, pas ndërhyrjes kirurgjikale

Pas tre muajsh pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, paparacët kanë arritur që të kapin një foto të princeshës së Uellsit, Kate Middelton.

Revista e përjavshme “Chi”, ka publikuar në rrjetet sociale foton e parë të Princeshës së Uellsit në makinë, me nënën e saj Carole, ku princesha duket se është shëruar.

Pamjet tregojnë se Kate nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore apo edhe në koma, siç mendohej ditët e fundit.

Kate Middleton, iu nënshtrua një operacioni në janar dhe Buckingham Palace, tha se rikuperimi i saj do të zgjasë deri në Pashkë.


Shtuar 5.03.2024 09:49