Kapet 260 kg kokainë që vinte nga Amerikan Latine në Slloveni, në pranga një shqiptar dhe një brazilian

Një sasi e madhe droge është sekuestruar në portin e Koperit në Slloveni ndërsa në pranga është vënë një shqiptar dhe një brazilian.

260 kilogramë kokainë u gjetën në një anije mallrash që po transportonte sojë nga Amerika e Jugut.

Nëse do të hidhej në treg, sasia e kokainës do të sillte rreth 10 milionë euro.

Zbulimi i kokainës ndodhi më 14 mars, kur oficerët e sigurisë vunë re dy zhytës të cilët po përpiqeshin të nxirrnin pesë valixhe brenda një depozite uji.

Policia ndaloi dy personat, një shtetas brazilian dhe shqiptar, tashmë në paraburgim.

Nuk është hera e parë që në portin e Koperit kapet një sasi kaq e madhe lënde narkotike, ajo zakonisht gjendet në kontejnerë apo në motorët e anijeve tregtare, por asnjëherë brenda një depozite uji.


Shtuar 19.03.2024 19:26