Kaosi me shtyrjen e fluturimeve në SHBA, Biden kërkon hetim të menjehershëm

Një defekt teknik paralizoi për orë të tëra fluturimet në SHBA.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se shkak u bë një problem me sistemin që paralajmëron pilotët për rreziqet e mundshme në trajektoren e fluturimit.

Në një përditësim të fundit, FAA njoftoi se gjitha fluturimet që ndodheshin në ajër ishin të sigurta për t’u ulur.

Për këtë ngjarje reagoi edhe Shtëpia e Bardhë, e cila bëri me dije se Presidenti Biden është informuar për situatën dhe se deri më tani nuk ka prova për një sulm kibernetik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Presidenti amerikan urdhëroi kryerjen e hetimeve të imtësishme për të zbardhur shkakun kryesor me kaosin që u shkaktua në SHBA, si paosjë e anulimit të fluturimeve.

Nuk ka asnjë provë për një sulm kibernetik në këtë fazë, por presidenti ka udhëzuar Departamentin e Transportit që të kryejë një hetim të plotë për shkakun.

FAA do të bëjë përditësime të rregullta , ” tha Jean-Pierre në një postim në Twitter.

“Operacionet normale të trafikut ajror po rikthehen gradualisht në të gjithë SHBA” pas një dështimi të sistemit të informacionit të sigurisë për ekuipazhet e fluturimit, tha ayrtarja amerikane në një postim në Twitter, duke sqaruar se “do të vazhdojë të hetojë shkakun e problemit fillestar”./Albeu.com/