Izraeli rrafshoi ambasadën iraniane në Siri, reagon Teherani: Përgjigja do të jetë e ashpër

Irani ka reaguar pas bombardimit dhe shembjes së ambasadës së saj në Damask nga Izraeli.

Ambasadori iranian në Siri, Hossein Akbari, tha se “përgjigja e Teheranit do të jetë e ashpër” ndaj sulmit të Izraelit, ku u vranë tetë persona, duke përfshirë Mohammad Reza Zahed , komandant i lartë i Gardës Revolucionare.

Diplomati shtoi se “pasi të pastrohen rrënojat e ndërtesës së shkatërruar, do të bëhet i ditur numri i saktë i viktimave”, raporton La Reppublica.


Shtuar 1.04.2024 19:20