Itali/ Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, kërkohej ndërkombëtarisht

Është vënë në pranga një shtetas shqiptar nga policia italiane. 41-vjeçar pa vendbanim, rezultonte i kërkuar për grabitje, lëndim të rëndë trupor dhe marrjen e mallrave të vjedhura.

Ai u arrestua në Modena në ekzekutim të një urdhri të njëkohshëm dënimi të lëshuar nga Gjykata e Firences më 31 tetor 2022.

Faktet datojnë në periudhën qershor 2012 – korrik 2013 dhe janë kryer në provincën e Firences. 41-vjeçari shqiptar do të vuajë 7 vjet, 9 muaj e 8 ditë burgim.


Shtuar 1.03.2024 22:37