Donald Trump është larguar nga gjyqi i tij për shpifje në Nju Jork teksa në sallë po thuheshin argumentet përmbyllëse të seancës.
Juria në këtë çështje tani duhet të vendosë se sa duhet të paguajë ish-Presidenti amerikan Donald Trump si dëmshpërblim ndaj shkrimtares Jean Carroll.
Trump u largua nga gjykata gjatë diskutimeve përfundimtare nga avokati i Carroll, i cili tha se Trump ishte një gënjeshtar që mendonte se rregullat nuk zbatoheshin për të.