Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak pas mesnatës së martës në Al Papanastasiou , në Selanikun lindor.
Një shofer 26-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. Në kërkim shoferi që shkaktoi aksidentit, pasi mjeti që drejtonte e kishte vjedhur.
Aksidenti automobilistik ka ndodhur në orën 00:25. Sipas informacioneve, një autobus 16-vendësh ka lëvizur me shpejtësi të madhe nga rruga Archimidous.
Është përplasur anash me një makinë, e cila në atë moment lëvizte në Al Papanastasiou. Makina u përmbys në rrugë. Shoferi 26-vjeçar ka arritur të dalë vetë nga mjeti. Ai ka mbetur i plagosur lehtë.
Shoferi i minibusit, sapo ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur është larguar. Disa kalimtarë u përpoqën më kot ta ndalonin. Siç doli më vonë, arsyeja pse ai u largua ishte sepse 16-vendëshi nuk ishte i tij. E kishte vjedhur dhjetë minuta më parë nga rruga K. Karamanlis.
Nga përplasja janë dëmtuar edhe tre makina të parkuara. Autobusi me 16 ulëse është i një klinike që ndodhet në Komunën e Thermit. Automjeti i drejtuar nga 26-vjeçari i përket një kompanie që jep makina me qira. Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga Policia Rrugore e Selanikut.