I dënuar me 25 vite burg në Shqipëri për vrasje, arrestohet në Itali 40 vjeçari shqiptar

Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Italisë në Palermo pasi ishte shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në Shqipëri në vitin 2000.

I arrestuari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije ishte dënuar me 25 vite burg nga gjykata e Tiranës nën akuzën e kryerjes së veprave penale të vrasjes, armëmbajtjes pa leje dhe grabitjes.

Pasi kreu vrasjen gjatë tentativës për grabitje, shqiptari arriti të arratisej në Itali ku qëndroi i fshehur për më shumë se 24 vite.

Në kuadër të veprimeve proceduriale, tashmë pritet ekstradimi i shqiptarit drejt Shqipërisë ku do të vuajë dënimin e caktuar.


Shtuar 16.03.2024 15:45