Vajza e Princit Harry dhe Meghan Markle nuk ka ardhur ende në jetë, por bastet për emrin e saj kanë nisur që tani nga fansat e çiftit mbretëror. Ka pasur dyshime se Meghan dhe Harry mund ta pagëzojnë të voglën e tyre me emrin Diana, në nder të princeshës së ndjerë, por kjo gjë nuk do të ndodhë. Dyshja nuk dëshirojnë që t’i vendosin vajzës emrin Diana, sepse e dinë që ajo do të jetë në qendër të vëmendjes mediatike dhe nuk duan të jetë nën presion gjithë kohës.
“Ka shumë pak shanse që vajza e tyre të quhet Diana. Nëse do ta bënin këtë, shqetësimi më i madh është se media do ta targetojë dhe do të merret me të gjithë kohës. Ai emër do të rriste interesin e publikut për vogëlushen. Pavarësisht asaj që mendojnë të tjerët, Harry dhe Meghan e vlerësojnë shumë privatësinë dhe duan t’i mbajnë fëmijët sa më larg presionit të medias me të cilin ata janë përballur deri tani.”, ka thënë një burim pranë çiftit për Page Six.
Nga ana tjetër thuhet se Meghan dhe Harry nuk e kanë zgjedhur ende emrin për vajzën e tyre. Sipas “Us Weekly” ata dëshirojnë që vajza të ketë një emër domethënës dhe kanë disa alternativa, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Ndërkohë kujtojmë se Meghan pritet të lindë gjatë muajve të verës, ndaj nuk do të na duhet të presim shumë gjatë për të mësuar se me çfarë emri do e pagëzojnë vogëlushen.