Harris pas tërheqjes së Biden: Do të bëj gjithçka për të bashkuar kombin tonë dhe për të mposhtur Trump

Zëvendës presidentja e SHBA, Kamala Harris ka reaguar pas tërheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale dhe pasi ai shprehu mbështetjen e tij për të, si kandidaten e demokratëve në garë përballë Trump.

kamala ka falënderuar Biden, ndërsa është shprehur e vendosur për fitore. Ajo u shpreh se do të bëj gjithçka për të mposhtur Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Unë do të bëj gjithçka për të bashkuar Partinë Demokratike dhe për të bashkuar kombin tonë, gjithashtu edhe për të mposhtur Donald Trump”, ka thënë në reagimin e saj Kamala Harris.


Shtuar 21.07.2024 22:44