Këngëtarja Dua Lipa, me origjinë shqiptare, ka festuar marrjen e çmimit BRIT së bashku me Billie Piper në Warner Music dhe në një festë me yje të organizuar nga Ciroc Vodka në Nomad të Londrës. Ajo fitoi çmimin “Best Pop Act” dhe performoi në skenë gjatë ngjarjes. Këngëtarja, e cila ka moshën 28 vjeç, paraqitet me një pamje mahnitëse, duke lëshuar flokët dhe duke veshur një fustan seksi të frymëzuar nga të brendshmet e kuqe.
Veshja e Dua Lipa-s përbëhej nga një korse dhe një fund mini që përqafonte çdo centimetër të formave të saj mahnitëse. Ajo kombinoi pamjen me një xhaketë motorrike lëkure të madhe dhe një palë stileto me majë.
Pas marrjes së çmimit, Dua Lipa iu drejtua fansave të saj duke thënë: “Mendoj se fansat e mi janë arsyeja pse po qëndroj këtu sot, kështu që dua të bëj një falenderim për secilin prej jush që keni votuar për mua.”