‘Goditja’ e parë për Yulia Navalnaya, ‘X’ i bllokon llogarinë

Rrjeti i mediave sociale X, i njohur më parë si “Twitter” ka pezulluar llogarinë e Yulia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny, lideri i opozitës ruse që vdiq në rrethana shumë të dyshimta në një burg të Rrethit Arktik të premten.

“Llogaria është pezulluar”, thuhet në një njoftim në llogarinë e saj, ndërsa nuk bëhet me dije arsyeja e bllokimit.  Navalnaya, 47 vjeç ka akuzuar autoritetet ruse për vrasjen e burrit të saj dhe fshehjen e trupit të tij.

Kremlini tha të hënën se nuk kishte asgjë për të shtuar në lajmin për vdekjen e Navalny, teksa mohoi përfshirjen në ngjarje, raporton SkyNews.

View this post on Instagram

A post shared by Sky News (@skynews)


Shtuar 20.02.2024 14:15