Gjermania shtrëngon masat për festën e Pashkëve

Shpresat për lehtësimin e kufizimeve në Gjermani u shuan nga Ministri i Shëndetësisë,  Jens Spann, i cili bëri me dije se numri i të infektuarve me  koronavirus po rritet në mënyrë eksponenciale.

Spann i bëri thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë gjatë periudhës së Pashkëve në mënyrë që të parandalohet rritja e numrit të rasteve.

“Është e  mundshme që për festën e Pashkëve të kemi një situatë të ngjashme me atë që kemi pasur para Krishtlindjeve, me një numër të lartë rastesh dhe vdekjesh duke shtuar numrin e shtrimeve në spitale”,  paralajmëroi ministri Spann në një konferencë shtypi.

Gjithashtu shtoi se rritja e të infektuarve do të thotë se do të ketë shtrëngime të masave për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

“Në qoftë se do të kemi një rritje të rasteve të reja nuk do të mud të lehtësojë masat në javët e ardhshme. Përkundrazi, ne mund të bëjmë shtrëngim të tyre” tha Spann në një konferencë për shtyp./albeu.com/


Shtuar 19.03.2021 12:09