Mendohej e humbur, por Portreti i Fraulein Lieserit nga Gustav Klimt u gjet tani në Vjenë, pas pothuajse 100 vitesh që nuk dihej më asgjë mbi fatin e pikturës së veçantë të artistit të madh austriak.
Dikur ka qenë në pronësi të një familjeje hebreje në Austri, për herë të fundit në publik, vepra ishte parë në vitin 1925. Që prej atëherë, fati i saj mbeti i paqartë, por duket se familja e pronarëve aktualë e ka pasur në zotërim që prej viteve ’60. Shtëpia e ankandeve im Kinsky, ka thënë se vlera e pikturës është mbi 54 milionë dollarë.
“Një pikturë kaq e rrallë, me rëndësi të madhe artistike, nuk ka është gjetur në tregun e artit në Europën Qendrore për dekada”, thuhet në një deklaratë të saj. Portreti do të nxirret në ankand në 24 prill, në emër të pronarëve, dhe pasardhësve ligjorë të familjes Lieser.
Diçka e tillë është e bazuar në Parimet e Uashingtonit, një marrëveshje ndërkombëtare për kthimin e artit të plaçkitur prej nazistëve, te pasardhësit e njerëzve prej të cilëve janë marrë veprat. Para ankandit, piktura do të prezantohet në disa lokacione ndërkombëtare, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën, Gjermaninë dhe Hong Kongun. Portreti ka qenë dikur pronë e familjes Lieser, asokohe industrialistë të pasur hebrenj në Vjenë.
Sioas një juristi megjithatë, deri tani nuk janë gjetur dëshmi që kjo vepër është plaçkitur, apo vjedhur, para apo gjatë Luftës së Dytë Botërore. Veprat e Klimtit janë shitur mjaft shtrenjtë në të kaluarën. Piktura e tij Gruaja me Erashkë, është shitur për 85.3 milionë dollarë në qershor, çka e bën atë më të vlefshme të artit që është shitur në ndonjë ankand në Europë.