Foto/Simpatizant i ISIS, ky është shqiptari që planifikoi sulmin ndaj Taylor Swift

Simpatizanti i ISIS-it që planifikoi një sulm terrorist në një koncert të Taylor Swift është fotografuar për herë të parë teksa fqinjët thonë se ai ka ndryshuar rrënjësisht pamjen e tij kohët e fundit.

19-vjeçari fanatik i ISIS-it është identifikuar si Beran A. (për të cilin burimet e mediumit PULS 24thonë se është me origjinë shqiptare), i cili jetonte në një shtëpi gjysmë tarracash të sapondërtuar në Ternitz, në jug të Vjenës, ku kaloi fëmijërinë e tij.

Disa vite më parë, prindërit e Beran A. – të cilët emigruan në Austri nga Maqedonia e Veriut – u transferuan në një shtëpi të re në lagjen Neunkirchen të Ternitz me të dhe motrën e tij më të vogël, shkruan DailyMail.

Banorët e Ternitz-it thanë për mediat lokale se ai dikur ishte një ‘djalë i padëmshëm fqinj’ me xhinse dhe atlete, i cili ka lindur në Austri dhe ka ndjekur një shkollë lokale.

Por Beran A. kishte ndryshuar kohët e fundit, sipas fqinjëve të tij, duke përkuar me premtimin e tij për besnikëri ndaj ISIS-it në fillim të korrikut. Ai kishte një mjekër të gjatë dhe shpesh vihej re i veshur me një këmishë pambuku me mëngë të gjata, me një foto të re të tij duke pozuar me thika.

Mara T. tha për gazetën austriake Kurier se ajo e kishte parë për herë të fundit të dyshuarin për terrorizëm të martën në mëngjes, duke shtuar: “Ai dukej si do ta imagjinonit një agjent të fjetur për një celulë terroriste”.

Beran A. u arrestua në Ternitz, në jug të Vjenës, të mërkurën në mëngjes, ndërsa një adoleshent i dytë, 17 vjeç, u arrestua në kryeqytetin austriak pasdite, sipas drejtorit të përgjithshëm për sigurinë publike Franz Ruf.

Ylli i popit, 34 vjeç, do të performonte para rreth 170,000 fansash më 8, 9 dhe 10 gusht në ‘Ernst-Happel-Stadion’ të Vjenës, i cili ishte caktuar të përforcohej me më shumë masa sigurie përpara se të tri koncertet të anuloheshin mbrëmë.


Shtuar 8.08.2024 17:46