Europa përfshihet nga flakët, tre zjarrfikës humbin jetën dhe mijëra banorë e turistë evakuohen

Zjarret e përmasave të mëdha po përhapen në jug të Europës, të favorizuara nga vala e të nxehtit.

Të lidhura

None found

Erërat e fuqishme dhe temperaturat që kalojnë 40 gradë Celsius kanë rënduar situatën në Itali, Francë dhe Spanjë. Për shkak të flakëve, mijëra persona janë detyruar të braktisin banesat dhe destinacionet turistike.

Sicilia mbetet zona më problematike në Itali. Prej disa ditësh, afërsisht 6 mijë zjarrfikës, roje pyjore dhe pjesëtarë të Mbrojtjes Civile po përballen me dhjetëra vatra që kanë përfshirë ishullin. Në Kalabrinë fqinje raportohen gjithashtu mbi 160 zjarre aktive. Autoritetet vendore besojnë se shumë prej vatrave janë ndezur qëllimisht, ndërsa akuzojnë zjarrvënësit për përdorimin e metodave mizore për përhapjen e flakëve.

Mbi 10 mijë turistë janë larguar nga kampingjet dhe objektet turistike pranë Bordosë, në Francën jugperëndimore. Evakuimi u krye pasi një zjarr masiv dogji rreth 2 mijë hektarë pyje me pisha në zonën bregdetare të Le Porge. Dy ditë më herët, dy zjarrfikës humbën jetën teksa luftonin një tjetër vatër pranë aeroportit të Bordosë. Sipas paralajmërimit të sindikatave, efektivët po përballen me mungesë burimesh dhe po punojnë në rrethana rraskapitëse.

Ekspertët e shkencës paralajmërojnë se ndryshimet klimatike të nxitura nga djegia e lëndëve fosile po shtojnë shpeshtësinë dhe fuqinë e valëve të të nxehtit dhe të zjarreve, duke e bërë njëkohësisht më të vështirë vënien e tyre nën kontroll.


Shtuar 23.07.2026 13:16

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom