E rëndë në Greqi/ Shoferi i dehur përplas çiftin dhe fëmijën e tyre 2-vjeçar, gruaja ishte 5 muaj shtatëzënë

Këtë të mërkurë, një aksident i rëndë është shënuar në zonën e Selanikut në Greqi.

Një 46-vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur në timon, ka përplasur një çift, së bashku me fëmijën e tyre 2 vjeçar.

Çifti i bashkëshortëve është transportuar menjëherë në spital, ku mësohet se janë në intubim.

Gruaja, sipas mediave greke, ka qenë edhe 5 muajshe shtatëzënë.

Për ngjarjen e rëndë, policia ka vënë në pranga shoferin, i cili pritet që të dalë nesër para togave të zeza.


Shtuar 11.09.2024 15:43