Dy persona janë transportuar në spital me lëndime të rënda pas një sulmi nga një qen në Uellsin verior në Britaninë e Madhe.
Mediat e huaja shkruajnë se raca e qenit ende nuk është ekzaminuar nga një veteriner, ndërsa kafshimet që u ka bërë dy personave kanë lënë plagë të mëdha.
Autoritetet lokale e konsideruan një incident shqetësues këtë rast, por siguruan komuniteti se nuk ka rrezik të mëtejshëm. Ka pasur një varg sulmesh me qen në muajt e fundit dhe numri i incidenteve të regjistruara nga policia në Angli dhe Uells është rritur me më shumë se një të tretën në pesë vitet e fundit, shkruan The Guardian.
Identiteti i dy të lënduarve ende nuk bëhet me dije, ndërsa raportohet se ata tashmë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.