DW: Turqia, “numri 2” i paparashikueshëm i NATO-s

“As në të zezë, as në të bardhë, por në gri. Këtu qëndron marrëdhënia mes Turqisë dhe NATO-s”, thotë analistja politike Celine Nasi nga London School of Economics and Political Science për rolin e Turqisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Fakti që Turqia kërkon të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën ka bërë që vitet e fundit të parshtrohet pyetja nëse Ankaraja i mbetet besnike NATO-s. Rastet e shumta në të cilat Turqia ka përcaktuar diskursin e saj – si ndërhyrja ushtarake në Sirinë veriore në vitin 2018 ose bllokimi i Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me Aleancën – kanë ndezur debatin në Perëndim nëse Turqia i përket në të vërtetë Aleancës apo jo.

Ushtria e dytë më e madhe.

Për shkak të kërcënimit rus, Turqisë – si shumë shtete të tjera – duhej të braktiste qëndrimin e saj të neutralitetit pas Luftës së Dytë Botërore.

“Turqia është një vend me rëndësi unike për Aleancën,” shpjegon Zaur Gasimov nga Universiteti i Mainzit.

“Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe të Aleancës pas SHBA-së, ajo mbron krahun juglindor të Evropës ndërsa Turqia është shtëpia e të dy bazave ajrore më të rëndësishme, Incirlik dhe Iconium. Forcat ushtarake turke janë një nga ushtritë e pakta në NATO që kanë përvojë të drejtpërdrejtë luftarake. Përveç kësaj, Turqia po bëhet një partner gjithnjë e më i fuqishëm, duke zhvilluar teknologjinë e saj ushtarake”, thekson Gasimov.

Një trend ndërkombëtar

Ankaraja njihet  për vendosjen e vazhdueshme për të ecur para në rrugën e saj – kështu që lind pyetja nëse këto veprime të njëanshme janë në përputhje me anëtarësimin në NATO?

Sipas ekspertëve të pyetur nga DW , Turiqa është me të vërtetë një trend ndërkombëtar. “Autonomia strategjike është një term që Ankarasë i pëlqen shumë. Është fakt se vitet e fundit Turqia është bërë gjithnjë e më e pavarur në politikën e saj të jashtme. Dhe kjo do të vazhdojë”, vlerëson Nasi.

“Turqia nuk është i vetmi vend që merr gjithnjë e më shumë vendime vetë. Ky është rezultat i ndryshimit të ekuilibrave ndërkombëtarë dhe kalimit të pushtetit nga perëndimi në lindje. Prandaj të gjithë aleatët e SHBA-së sillen në mënyrë të ngjashme”, shpjegon eksperti.

Gasimov vëren një “emancipim” në politikën e jashtme turke gjatë dy dekadave të fundit dhe se gjërat kanë ndryshuar shumë në krahasim me epokën e Luftës së Ftohtë. “Turqia mund të jetë një anëtare aktive e NATO-s dhe në të njëjtën kohë të forcojë bashkëpunimin e saj me Rusinë. Unë nuk shoh asnjë tregues se ky model nuk mund të funksionojë.”

Nasi thekson se Perëndimi përfiton nga marrëdhëniet e mira të Turqisë me Rusinë, edhe pse ato kritikohen. “Duhet të komunikosh me dikë që nuk të pëlqen. Dhe kjo është arsyeja pse nevojitet një ndërmjetës. Marrëveshja e rëndësishme për Evropën për drithërat, për shembull, mund të zbatohet falë kontributit të Turqisë”.

Roli i Erdoganit

Arti i komunikimit luan një rol të rëndësishëm në mënyrën sesi aleatët e tjerë e shohin Turqinë. “Turqia e zhvilloi në një mënyrë shumë problematike diskutimin për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO” , thotë Nasi .

“Në fund u krijua përshtypja se Turqia është një vend që çdo çështje të politikës së jashtme e sheh si objekt negocimi. Dhe në këtë Nasi identifikon një nga problemet më të mëdha të bashkëpunimit me Turqinë: “Kemi të bëjmë me një qeveri të paparashikueshme”.

Kjo çështje lidhet nga ana tjetër me përqendrimin e pushtetit brenda Turqisë. “Vendimet e politikës së jashtme u morën nga Erdogan dhe një pjesë e vogël e këshilltarëve të tij. Në pikën ku jemi tani, Erdogan është ai që vendos për gjithçka”, komenton Nasi.

Vitet e fundit janë shtuar zërat që kërkojnë përjashtimin e Turqisë nga NATO, ndërsa në Turqi janë të shumtë ata që konsiderojnë se qëndrimi në NATO nuk është alternativa e vetme e vendit. Për më tepër, Erdogani e ka parë me sy të mirë përfshirjen në “Organizatat e Bashkëpunimit të Shangait”, një aleancë e Kinës dhe Rusisë me synimin, ndër të tjera, edhe dobësimin e NATO-s.

Megjithatë, Nasi duket se nuk është dakord: “Nga dalja e Turqisë nga NATO nuk do të përfitonte asnjë  palë. Dhe në praktikë, Turqia nuk po tërhiqet as nga NATO. Në fund të fundit, ajo i përmbush të gjitha detyrimet ndaj aleatëve të saj” , thekson politologu.

Për më tepër, “të gjitha sistemet mbrojtëse të Turqisë janë në përputhje me NATO-n. Të gjitha armët, materialet luftarake, avionët. Turqia është plotësisht e integruar në NATO.

“Këtu e kemi të vështirë të ndryshojmë celularin nga iPhone në Android. Prandaj, nuk është e mundur të ndryshohet një sistem i tërë në nivelin e mbrojtjes ashtu si ai”, tha politologu.


Shtuar 22.04.2024 13:01