Djali rus habit shkencëtarët: Jam nga Marsi, rilinda në Tokë për të shpëtuar planetin nga apokalipsi

Një fëmijë gjeni, i cili ka befasuar shkencëtarët me inteligjencën e tij, pretendon se është marsian dhe ka rilindur në Tokë. Boriska Kipriyanovich nga Rusia thotë se jetoi në planetin e kuq përpara se të fillonte jetën e tij të re në Tokë. I riu thotë se dikur ishte një pilot marsian që udhëtoi në Tokë pasi planeti i tij u shkatërrua nga një luftë që shpërtheu midis dy qenieve.

Ai thotë se ishin të paktë ata që mbijetuan pasi ndërtuan shtëpiza mbrojtëse dhe ndërtuan armë të reja. Boriska tha se rilindi në Tokë për të shpëtuar racën njerëzore nga i njëjti fat. Sipas Boriska, i cili e quan veten një ‘fëmijë indigo’, shumë marsianë janë të pavdekshëm dhe ndalojnë së plakuri në moshën 35 vjeçare, shkruan The Sun.

Ata janë shumë të gjatë, të avancuar teknologjikisht dhe të aftë për udhëtime ndëryjore.”Më kujtohet koha kur isha 14 ose 15 vjeç. Marsianët bënin luftëra gjatë gjithë kohës, kështu që shpesh më duhej të merrja pjesë në sulme ajrore me një mikun tim. Ne mund të udhëtonim në kohë dhe hapësirë ​​duke fluturuar në anije kozmike të rrumbullakëta, por do të vëzhgonim jetën në Tokë në avionë trekëndësh.“, thotë ai.

Ai madje ka pohuar se sekreti i gjithë jetës njerëzore mund të “zhbllokohet” nga brenda Sfinksit të Madh të Egjiptit, pasi kishte fluturuar atje gjatë jetës së mëparshme. Nëna dhe mjeku i tij pretendojnë se filloi të fliste vetëm disa muaj pas lindjes, mund të lexonte, vizatonte dhe pikturonte deri në moshën një vjeç e gjysmë.


Shtuar 10.11.2021 12:08