Këngëtarja Demi Lovato, e cila filloi karrierën e saj në serinë televizive për fëmijë Barney & Friends në moshën 7 vjeç, foli për errësirën prapa dritave të ndritshme të Hollywood.
Këngëtarja dhe aktorja 28-vjeçare zbuloi se ajo ishte abuzuar seksualisht dhe më e keqja nga të gjitha është se si ajo u detyrua të shihte këtë person vazhdimisht pas gjithë kësaj.
“Historia ime është: Unë i them dikujt që dikush ma bëri këtë dhe askush nuk vuan pasojat,” tha Lovato.
Ajo nuk e bëri të ditur emrin e autorit, por zbuloj se ky incident ndodhi kur ai ishte duke punuar për Disney Channel në fund të viteve 2000. Lovato përshkruan një përvojë që përfundoi në mënyrë traumatike:
“Ne ishim afruar, por në një moment thashë, nuk do të shkojmë më tej, unë jam e virgjër dhe nuk dua të ndodhë. Por kjo nuk kishte rëndësi, ai gjithsesi e bëri atë që donte. Unë gjithësesi e groposa brënda meje ndodhinë dhe e fajsova veten për gjithcka. Përvoja e saj dhe presioni që ndiente për të ruajtur një imazh të pastërtisë, tha ajo, çuan në bulimi dhe dëmin që ajo i bëri vetes në atë kohë. Ajo duhej të luftonte brenda për të pranuar përdhunimin. Lovato luftoi me depresionin, çrregullimin bipolar dhe varësinë dhe ajo doli fituese.
“Kam shumë jetë, si macet. Unë jam në jetën time të nëntë. Jam gati të kthehem në atë që dua të bëj, që është muzika “./albeu.com/