COVID-19 në Itali, çfarë ndodhi ditën e sotme me shifrat

Në Itali vijnë të jenë të larta shifrat e personave të infektuar me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 3 995 raste të reja dhe kanë humbur jetën vetëm 72 pacientë.

Sipas statistikave orët e fundit është shënuar dhe numri më i ulët i viktimave nga fillimi i vitit 2021.

Ndërkaq në kujdesin intensiv vijojnë që të jenë 1 410 persona.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,192 185 mes të cilëve kanë humbur jetën 125 225 persona.


Shtuar 23.05.2021 17:59