Një burrë australian, i cili është në një marrëdhënie ‘intime’ me një kukull plastike ka zbuluar se e dashura e tij në internet fillimisht shpërtheu në zemërim kur mori vesh për çiftin e pazakontë.
Aussie Rod – jo emri i tij i vërtetë – nga fshati NSW, e bleu kukullën në vitin 2021 pasi kaloi një periudhë intensive vetmie ku nuk kishte pasur asnjë kontakt fizik me një grua për dy vjet. Pas bllokimeve të gjata të Covid-it, marangozi ndihej i izoluar dhe shëndeti i tij mendor u ndërlikua, kështu që ai iu drejtua internetit dhe zbuloi botën e kukullave të seksit.
Ai pagoi 3,000 dollarë për ‘shoqen e tij fizike sintetike’ me përmasa reale në tetor 2021, të cilin e quajti Karina Luvly. Rod tha për 7News se ai shpejt filloi të përjetonte jo vetëm përfitimet fizike të marrëdhënies së tij të re me Karina, por edhe një përmirësim në mirëqenien e tij emocionale. Krejt papritur, nga zbrazëtia, pata diçka që kërkonte kujdes, mirëmbajtje dhe përmirësim në një mënyrë femërore”, tha ai. “Ishte bukur.”
Por kur Rod ia dha lajmin partneres së tij të jetës reale një muaj pasi bleu Karina, ajo nuk e pëlqeu veprimin e burrit.