Britney Spears sulmoi nënën e saj të lindjes Leah Spears në një postim në Instagram që tani nuk ekziston më pasi është fshirë.
Ylli i estradës ka shkruar në përshkrimin e fotografisë se ka qenë nëna e saj ajo që i ka shkatërruar jetën.
“Babai im ka qenë kujdestari im për 13 vitet e fundit, por ju e dini çfarë – ai është shumë budalla për ta menduar këtë, nëna ime ia dha idenë”, ka shkruar Spears poshtë fotos.
Më pas ajo iu drejtua drejtpërdrejt nënës së saj me fjalë tepër të rënda.
“Kjo është arsyeja pse ju mund të hiqni dorë me atë qëndrim – nuk e dija se çfarë po ndodhte. “Ti dije të gjitha, ma shkatërrove jetën, dreq”, ka shkruar Brtini Spears.
Ajo e hoqi me shpejtësi postimin nga Instagrami i saj dhe nuk dihen arsyet e këtij veprimi.
Nëna e saj, nga ana tjetër, ka kërkuar nga ekipi ligjor i këngëtares që t’i mbulojë shpenzimet e gjyqit për çështjen e kujdestarisë së Spears./albeu.com/