Borxhi federal i SHBA-së thyen rekordin prej 40 trilionë dollarësh: cilat janë pasojat

Detyrimet federale të Shteteve të Bashkuara kanë kaluar për herë të parë kufirin e 40 trilionë dollarëve. Rekordi i ri ka rikthyer shqetësimet për qëndrueshmërinë e ekonomisë amerikane, tregjet financiare dhe çmimin e huamarrjes për familjet e bizneset. Nëse ritmi aktual nuk ndryshon, ekspertët vlerësojnë se borxhi mund të arrijë në 50 trilionë dollarë brenda gjashtë viteve.

Të lidhura

None found

Të dhënat e Departamentit të Thesarit amerikan konfirmojnë se borxhi federal ka prekur nivelin rekord prej 40 trilionë dollarësh. Shifra është arritur shumë më herët se parashikimet e bëra vetëm pak vite më parë.

Në maj të vitit 2023, Zyra e Buxhetit të Kongresit amerikan parashikonte se ky prag do të kalohej gjatë vitit fiskal 2028. Megjithatë, vetëm gjatë pesë muajve të fundit, borxhit iu shtua edhe 1 trilion dollarë.

“Me rrugën që kemi ndjekur, do të arrijmë në 50 trilionë dollarë vetëm pas gjashtë vitesh. Më pak se 10 vite më parë ishim në 20 trilionë”, deklaroi Michael Peterson, drejtues i Peter G. Peterson Foundation, organizatë që ndjek financat publike.

Peterson paralajmëroi se zgjerimi i shpejtë i borxhit po kërcënon ekonominë dhe perspektivën e ardhshme të Shteteve të Bashkuara.

Problemi thellohet edhe nga fakti se qeveria amerikane vazhdon të shpenzojë më shumë se sa mbledh në të ardhura. Në 10 muajt e parë të këtij viti fiskal, deficiti federal arriti në rreth 1.8 trilionë dollarësh.

Një faktor i rëndësishëm është ndryshimi demografik. Çdo ditë, rreth 10 mijë pjesëtarë të brezit “Baby Boomers” dalin në pension, ndërsa rritja e jetëgjatësisë shton presionin mbi programet e Sigurimeve Shoqërore dhe Medicare.

Gjatë dekadave të fundit, Kongresi ka miratuar gjithashtu masa që kanë ulur taksat dhe kanë rritur shpenzimet. Në këtë grup përfshihen Tax Cuts and Jobs Act i vitit 2017, ligji i administratës Trump i vitit 2025, i quajtur One Big Beautiful Bill Act, si edhe paketat e mbështetjes ekonomike të miratuara gjatë pandemisë së COVID-19.

Këto politika pritet t’i shtojnë borxhit federal triliona dollarë në vitet që vijnë.

Një tjetër shqetësim lidhet me interesat, pagesat e të cilave këtë vit pritet të kapërcejnë 1 trilion dollarë, duke vendosur një rekord të ri. Për një kohë të gjatë, normat e ulëta i lejuan qeverisë amerikane të financohej me kosto relativisht të vogël, por kjo ndryshoi pasi Rezerva Federale nisi rritjen e normave për të luftuar inflacionin pas pandemisë.

Shpenzimet për interesat janë më shumë se trefishuar gjatë pesë viteve të fundit dhe tashmë janë pothuajse të barabarta me fondet për Medicare. Pas Sigurimeve Shoqërore, ato përbëjnë një nga zërat më të mëdhenj të buxhetit federal.

Aktualisht, SHBA shpenzon më shumë për shërbimin e borxhit sesa për mbrojtjen kombëtare dhe rreth 50% më shumë se për programet që lidhen me fëmijët.

“Po shpenzojmë shumë më tepër për të shlyer borxhet e së kaluarës sesa për të investuar në të ardhmen”, tha Marc Goldwein, drejtues politikash në Committee for a Responsible Federal Budget.

Sipas Goldwein, borxhi po ushqen rritjen e mëtejshme të borxhit dhe po krijon një cikël që bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u ndërprerë.

Rritja e detyrimeve nuk prek vetëm financat e qeverisë, por edhe tregjet dhe huamarrësit amerikanë. Yield-i i obligacioneve 30-vjeçare të Thesarit amerikan arriti të martën nivelin më të lartë që nga viti 2007, ndërsa yield-i 10-vjeçar ndodhet pranë pikës më të lartë të mandatit të dytë të Donald Trump.

Investitorët po kërkojnë kthime më të mëdha për të mbajtur borxhin amerikan. Pasiguria shtohet nga shqetësimet për inflacionin, deficitin federal, rritjen e emetimeve të obligacioneve dhe drejtimin e ardhshëm të politikës së Rezervës Federale.

Yield-i 10-vjeçar i Thesarit ndikon drejtpërdrejt te normat e hipotekave, kreditë për automjete dhe huatë për bizneset. Kur ai rritet, financimi shtrenjtohet, kushtet e kreditimit bëhen më të ashpra, konsumatorët mund të kufizojnë shpenzimet dhe kompanitë mund të shtyjnë investimet.

Në të njëjtën kohë, yield-et më të larta e rrisin edhe faturën që qeveria amerikane duhet të paguajë për financimin e borxhit.

“40 trilionë dollarë borxh nuk ekzistojnë vetëm në bilancet e qeverisë; pasojat ndihen në të gjithë ekonominë dhe, në një mënyrë apo tjetër, prekin edhe xhepat e qytetarëve”, u shpreh Maya MacGuineas, presidente e Committee for a Responsible Federal Budget.

Presioni mbi financat amerikane u shtua edhe në vitin 2025, kur agjencia Moody’s uli vlerësimin e borxhit të SHBA-së dhe i hoqi vendit vlerësimin e fundit maksimal të kreditit.

Pavarësisht kësaj, borxhi amerikan vijon të renditet vetëm një nivel poshtë vlerësimit maksimal dhe mbi borxhin sovran të ekonomive të mëdha si Franca dhe Japonia.

Administrata Trump ka marrë masa për të mbështetur tregun e obligacioneve. Departamenti i Thesarit njoftoi se gjatë muajve të ardhshëm do të shtojë riblerjet e obligacioneve afatgjata. Sipas analistëve, kjo synon të kufizojë rritjen e yield-eve dhe kostot e huamarrjes.

Ndërkohë, në fillim të këtij muaji, një ankand për obligacione amerikane 30-vjeçare shënoi yield-in më të lartë që nga viti 2001. Rezultati tregoi se investitorët kërkojnë kompensim më të madh për të mbajtur borxhin e SHBA-së.

Vështirësi të ngjashme janë shfaqur edhe në ekonomitë e tjera të mëdha. Në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani dhe Japoni, yield-et e obligacioneve qeveritare ndodhen pranë niveleve më të larta të viteve të fundit, për shkak të shqetësimeve mbi shpenzimet dhe deficitet.

Uashingtoni përballet kështu me një dilemë gjithnjë e më të madhe: të ngadalësojë rritjen e borxhit dhe të interesave, pa dëmtuar ekonominë apo programet kryesore sociale.


Shtuar 20.08.2026 07:22

casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetjojobetmatbetholiganbetcasibomjojobetgrandpashabet