Bashkëshorti i Karolinës që e vranë grabitësit rrëqeth rrjetin: Udhëtim të mbarë dashuria ime

Pesë ditë pas tragjedisë në rrugën Panagouli, ku Karoline Anagnostopulos mbeti e vrarë nga disa grabitës, bashkëshorti i saj i tha lamtumirë për herë të fundit përmes një postimi prekës në rrjeteve sociale.

32-vjeçari zgjodhi që të shpërndante një foto nga martesa e tyre me Karolinën, ndërsa krahas fotos shkruante: “Përgjithmonë së bashku. Udhëtim të mbarë dashuria ime. ”

Ndërkohë Autoritetet në Greqi kanë arrestuar në Evros një person nga Gjeorgjia me pasaportë false dhe tashmë po hetojnë nëse ka lidhje me bandën që vrau 20-vjeçaren britanike Caroline.

Siç raportojnë mediat në vend, gjeorgjiani u arrestua në pikën kufitare ndërsa përpiqej të largohej nga vendi. Pasi e ndaloi për të verifikuar dokumentacionin, policia zbuloi se ai kishte pasaportë false dhe u arrestua.

Pas analizës së ADN-së , u zbulua se shtetasi i huaj ka marrë pjesë në një grabitje të ndodhur më 7 mars në Pikermi ku autorët lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish dhe ndihmësin e tyre e më pas morën disa para dhe bizhuteri.

Tashmë autoritetet po hetojnë nëse i arrestuari ka lidhje me bandën që kreu vrasjen që tronditi Greqinë.


Shtuar 16.05.2021 18:43