Azerbajxhani shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Njëzet e pesë parti politike do të konkurrojnë më 1 shtator 2024 në Azerbajxhan.

”Për herë të parë, 25 nga 26 partitë politike në Azerbajxhan do të konkurrojnë për vendet parlamentare në zgjedhjet e parakohshme”, njoftoi Mazahir Panahov, kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor.

Në zgjedhjet e 1 shtatorit, ai konfirmoi se ishin 950 kandidatë të regjistruar nga 1508 individë që aplikuan. Dy partitë kryesore opozitare të Azerbajxhanit po marrin qasje të ndryshme për votimin parlamentar. Partia e Frontit Popullor të Azerbajxhanit, siç pretendojnë ekspertët vendas, për shkak të dobësisë së saj, do të vazhdojë serinë e bojkotit të zgjedhjeve, duke i bërë këto zgjedhjet e shtata radhazi në të cilat partia nuk do të marrë pjesë.

Parlamenti i Azerbajxhanit ka 125 vende, të zgjedhura për një mandat pesëvjeçar. Nevojiten 63 vende për të fituar shumicën në Parlament.Sipas Kushtetutës, detyrat e një Parlamenti të zgjedhur gjatë zgjedhjeve të parakohshme mund të zgjasin më pak se pesë vjet. Azerbajxhani ka ftuar 20 organizata ndërkombëtare për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 1 shtatorit.

Do të ketë vëzhgues nga një një numër vendesh, përfshirë Shqipërinë.

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, do të kryesojë misionin e OSBE-ODIHR (Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) gjatë këtij procesi. Misioni i OSBE ODIHIR i drejtuar nga Bushati përbëhet nga një ekip bazë prej 11 ekspertësh ndërkombëtarë me bazë në Baku dhe 28 vëzhgues afatgjatë që do të vendosen në të gjithë vendin.

Me të mbërritur në Azerbajxhan, ai pati takime me Jeyhun Bayramov, Ministri i Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit dhe Mazahir Panahov, Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Azerbajxhanit (KQZ). ODIHR planifikon gjithashtu të kërkojë 280 vëzhgues afatshkurtër.

Për më tepër, për monitorimin e zgjedhjeve janë akredituar 18 467 vëzhgues vendorë. Gjatë procesit të zbardhjes së listave të zgjedhësve, në konstatimin e bërë deri më 28 qershor 2024, u konfirmua se Azerbajxhani ka 6 334 444 qytetarë me të drejtë vote.


Shtuar 9.08.2024 16:40