Një aksident i rëndë u shënua dje rreth orës 05:50 në qytetin Soline në jug të Kroacisë. Një shtetas i Kosovës është aksidentuar në Kroaci me një veturë tjetër, shoferi i së cilës humbi jetën, gjashtë persona janë plagosur.
Media kroate “Index” raporton se aksidenti u shkaktua nga 40-vjeçari shqiptar nga Kosova i cili ishte me veturën me targa sllovene. Ai raportohet se doli në korsinë e kundërt dhe përplasi veturën tjetër me targa kroate.
Në veturën kroate ka vdekur shoferi 45 vjeç, ndërsa pasagjerët me të, një grua dhe një burrë – të dy shtetas të Polonisë – kanë lëndime serioze, por janë jashtë rrezikut për jetë.