Një avion i vogël që kryente fluturime turistike u rrëzua të shtunën mbi Vijat Nazca, një prej zonave arkeologjike më të rëndësishme të Perusë, e njohur për gjeoglifet e lashta të qytetërimit Nazca.
Televizioni shtetëror TVPeru raportoi se në mjetin fluturues udhëtonin 11 pasagjerë, ndërsa ekuipazhi përbëhej nga dy pilotë.
Të lidhura
None found
Nga vendi i aksidentit, komandanti i policisë Jorge Andrade bëri të ditur se asnjë prej 13 personave në bord nuk arriti të mbijetonte.
Ende nuk ka informacion mbi arsyet që çuan në rrëzimin e avionit. Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
