A do ia dalë? Kate Middleton në negociata për të pajtuar dy vëllezërit, telefonatat në orët e vona me Harry-n

Në çdo familje ka pak dramë, të gjithë e dimë dhe ndoshta e përjetojmë. Në familjen mbretërore, drama është në një nivel tjetër, por mund të ketë një shans për të kapërcyer dallimet e William, Kate dhe Harry.

Thashethemet, pra burime të Daily Express, thonë se edhe pse Princi William e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me vëllain e tij të vogël, ose të paktën nuk është gati tani për tani, gruaja e tij po bën një përpjekje të madhe dhe “e telefonon vonë në mbrëmje”, në shenjë mirësjelljeje dhe pse jo, pajtimi.

Në mënyrë të veçantë, raporti i gazetës thotë se Kate Middleton është “një nga forcat më të mëdha në Buckingham kur bëhet fjalë për pajtimin” e Harry dhe Will.

“Kate ka kontaktuar Harry-n duke u përpjekur ta gëzojë atë dhe ta bindë që të mos shqetësohet shumë për pengesat e përkohshme,” tha një burim. “Marrëdhënia e tyre ka mbetur e paprekur dhe fakti që ajo vazhdon ta mbështesë atë, veçanërisht në këto momente të vështira, do të thotë shumë për të. Kate i vjen shumë keq për të. Është shumë e vështirë për të që ta shohë atë të kalojë gjithë këtë, dhe kjo e prek atë emocionalisht”.

I njëjti burim konfirmoi se William nuk është ende gati për hapin tjetër.


Shtuar 14.08.2023 21:58