Të paktën tetë persona vdiqën dhe qindra të tjerë u lënduan pas një rritje të turmës në natën e hapjes së festivalit “Astroworld” në Huston, Teksas.
Performues në ngjarjen muzikore ishte reperi, Travis Scott, ndërsa për ta ndjekur nga afër partnerin dhe babain e fëmijëve të saj, ishte dhe ylli televiziv, Kylie Jennerdhe vajza e tyre, Stormi.
Sipas raporteve në media të dy ata nuk kanë pësuar asnjë lëndim, ndërsa përmes një postimi në InstaStory, për herë të parë lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Kylie Jenner.
“Travis dhe unë jemi të thyer dhe të shkatërruar. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë atë që humbën jetë, u lënduan dhe u prekën në çfarëdo mënyre në koncertin e djeshëm. Dhe gjithashtu për Travis që e di se brengoset thellësisht për fansat e tij dhe komunitetin në Huston”, ka shkruar Kylie.
“Dua ta bëj të qartë se ne nuk ishim në dijeni për ngjarjen derisa dolën lajmet, sepse për asgjë në botë nuk do të kishim vazhduar të filmonim apo performonim”, vazhdoi tutje 24-vjeçarja.
Në anën tjetër edhe reperi ka reaguar përmes një statusi në Twitter, i cili tha se ndihet plotësisht i shkatërruar nga ajo që ndodhi në koncertin e tij, ndërsa është në bashkëpunim të plotë me policinë.