17-vjeçari pranon se ka vrarë shqiptarin, por shkaku mbetet ende mister

Vrasja e shqiptarit Bledar Dedja në 20 janar në Via Colli në Paderno, vijon të mbetet i mbuluar me mister.

Edhe pse 17-vjeçari i arrestuar ka pranuar krimin, ai nuk ka rrëfyer ende motivet që e shtynë të bënte një gjë të tillë.

Sipas saj që raportojnë mediat italiane adoleshenti ka deklaruar para policisë në momentin që ata kanë shkuar për ta arrestuar se: “unë e vrava”.

Gjatë këqyrjes së turpit të Dedjas u gjetën 15 goditje me thikë, ndërsa ishin kamerat ato që kishin kapur momentin kur 17-vjeçari kishte hipur në makinën e shqiptarit.

Si u zbulua krimi

Trupi i pajetë i 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja u gjet në një pyll në zonën e Via Colli në Paderno. Kjo bëri që policia të hapte kamerat dhe të shihte se kush kishin qenë personat e fundit me të cilët ishte takuar shqiptari.

Pas këqyrjes së kamerave u vu re djali duke hipur në makinën e Bledar Dedjës pasditen e së shtunës, në sheshin e Padernos.

Më pas të dy me Mercedes B class arritën në zonën e izoluar të Via Colli ku ndodhi krimi.

17-vjeçari rishfaqet pak më pas në rrugën provinciale, i kapur sërish nga kamerat, teksa po bënte autostop.

Djali u shoqërua në një stacion të transportit publik, ku hipi në një autobus. Më pas ai rishfaqet në urgjencën ku i është trajtuar një plagë me thikë në dorë.

Jeta e dyfishtë e Dedjas

Bledar Dedja 39-vjeç ishte i martuar dhe me dy fëmijë të vegjël, por kjo mesa duket nuk e kishte penguar aspak që të takonte gra të tjera apo meshkuj për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ndërkohë që mendohet se njohja mes Dedjas dhe 17-vjeçarit kishte ndodhur një vit më parë, dhe dyshohet se shqiptari i ka ofruar para adoleshentit në këmbim të seksit.

Pse ndodhi vrasja

Sipas hetimeve të deritanishme të policisë dyshohet se 17-vjeçari ka kërkuar që të mos e vazhdojë më historia me Dedjan dhe ka qenë pikërisht kjo arsyeja që ata janë takuar në 20 janar, pikërisht ditën kur ndodhi krimi.

Dyshohet se paka para ngjarjes Dedja ka kundërshtuar ndarjen dhe kjo ka barë që 17-vjeçari ta qëllojë me thikë 15 herë, ku janë vërejtur edhe goditje në pjesën e dorës dhe krahut, të cilën shqiptari e ka ngritur për tu mbrojtur.

Gjurmët

Ditët e fundit Prokuroria kishte bërë hetime për disa shenja gishtash të gjetura në rroba, në trup dhe me gjasë edhe në disa sende personale që ndodheshin brenda Mercedes Class B që i përkiste viktimës.

Djali u tradhtua nga mesazhet e gjetura në celularin e dytë të Dedjas, të cilat vërtetojnë kontaktin me të dyshuarin. Por mbi të gjitha dëmtimet në duar që 17-vjeçari mori gjatë përleshjes së 20 shkurtit.

Dedja u godit me rreth njëzet plagë me thikë, njëra prej të cilave, ajo fatale, ishte goditja në kurriz që i dëmtoi mushkëritë dhe duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe.


Shtuar 26.02.2024 17:18