Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se kufiri midis Egjiptit dhe Gazës duhet të mbyllet përpara se të përfundojë lufta me Hamasin.
Në një konference për shtyp për shënimin e 100 ditëve luftë, ai u shpreh se Izraeli nuk mund ta përfundojë luftën deri në mbylljen e Korridorit të Filadelfit, një rrip toke prej 14 kilometrash që shërben si kufi midis Egjipti dhe Gazës.
“Ne do të shkatërrojmë Hamasin dhe do të çmilitarizojmë Gazën. Pajisjet ushtarake dhe armët e tjera vdekjeprurëse do të vazhdojnë të hyjnë në këtë zonë, kështu që sigurisht që ne duhet ta mbyllim atë. Ka mënyra të ndryshme që Izraeli mund të marrë përsipër korridorin, por zyrtarët nuk kanë vendosur saktësisht se si do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, tha Netanyahu.
Netanyahu theksoi se Izaeli nuk do të lejojë që banorët e zhvendosur të Gazës veriore të kthehen për sa kohë që lufta është duke vijuar