Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell këtë të martë ka qenë në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Në fjalën e tij Borrell është shprehur se Shqipëria tashmë ika përmbushur kushtet dhe është e gatshme që të integrohet në BE dhe për këtë do të ketë mbështetjen e tij deri në fund të rrugëtimit.
Ndër të tjera ai është shprehur se është e rëndësishme që Evropa të jetë e bashkuar.
“Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave dhe unë e mbështes punën që bëhet dhe do të mbështes ecurinë e hapjes së negociatave. Më lejoni të them se unë dhe kolegët e mirë dhe komisioneri Oliver jemi të përkushtuar që ka të bëjë me stabilitetin rajonal dhe sot më shumë se kurrë duhet që të përkrahim evropianët e bashkuar. Nuk mund të them diçka që mundtë më angazhojë mua se nuk varet prej meje por ne po bashkëpunojmë sa më shumë të jetë e mundur”, ka thënë Borrell.