Ministri i Brendshëm socialdemokrat i shtetit të Saksonisë së Ulët Boris Pistorius do të shërbejë si ministri i ardhshëm i mbrojtjes i Gjermanisë, raportuan të martën disa media gjermane.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht dha dorëheqjen të hënën pasi qeveria e saj u vu nën presion në rritje për t’i lejuar aleatët t’i dërgonin Ukrainës tanke të rënda, në fillim të asaj që ka të ngjarë të jetë një javë kryesore për planet perëndimore për të armatosur më tej Ukrainën.
Kancelari Olaf Scholz ka zgjedhur një njeri që është mjaft i panjohur jashtë vendit: Boris Pistorius ka qenë Ministër i Brendshëm i Saksonisë së Ulët për nëntë vjet. Ai është i njohur atje dhe shihet si dikush që i bën gjërat, shkruan DW.
Që nga viti 2013, Pistorius është marrë me sigurinë e brendshme, krimin kibernetik, migracionin dhe sportet në qeverinë shtetërore të udhëhequr nga SPD në Saksoninë e Ulët. Pra, avokati 62-vjeçar ka përvojë në drejtimin e një ministrie dhe ai sjell me vete një tjetër parakusht që sigurisht do të jetë i kërkuar në vitet e ardhshme: Boris Pistorius vlerësohet si këmbëngulës dhe fitues. /albeu.com