Si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës që nga dita e djeshme, në vendin tonë ka pasur rrëzime të drunjëve në disa lokacione të qytetit të Shkupit, nuk raportohet për lëndime të qytetarëve, por diku rreth 20 drunj kanë shkaktuar dëme materiale, që për momentin janë duke u kryer procesverbalet nga ana e policisë.
Drejtori i Ndërrmarjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim”, Ardijan Muça, për televizionin Shenja, tha se prej mbrëmjes së kaluar ekipet e tyre janë në terren dhe ende po vazhdojnë punën e tyre, për të intervenuar në të gjitha rastet e paraqitura. Ai ndër të tjera tha se, për momentin ende vazhdohet me raportimin e rasteve të reja për rënien e drunjëve, nëpër komuna të ndryshme, që edhe ato janë në intervenim e sipër.
Ardijan Muça, drejtor i Ndërrmarjes Publike për Parqe dhe Gjelbërim
“Dje kemi intervenuar deri në mëngjes, domethënë të dy ekipet e ndërrmarjes “Parqe dhe Gjelbërim” janë në teрren, kemi afër 20 drunj në qytetin e Shkupit, në të gjiitha lokacionet në të cilat kemi pasur paraqitje nga ana e policisë dhe nga ana e institucioneve është reaguar, të gjitha bulevardet e qytetit të Shkupit janë të pastruara dhe të larguara të gjithë drunjët të cilët kanë rënë. Ne si ndërrmarje kemi dy ekipe të cilët punojnë në seksionin e drunjëve, ata të dy ekipet nga mbrëmë janë në teren, vazhdojmë edhe në ditën e sotme, besoj që deri në fund të ditës të gjithë drnjët që janë të paraqitura do t’i largojmë dhe do të intervenojmë”.
Ndërkaq,Valon Salihu, zëdhënës i qytetit të Shkupit, sqaroi se, që në orët e para të mëngjesit të gjitha rrugët që janë në kompetenca të kryeqytetit janë të pastruara dhe vazhdohet të punohet edhe më tej për rrugicat e tjera që frekuentohen nga qytetarët. Salihu, u bëri apel qytetarëve që të i pastrojnë hapësirat para banesave dhe lokaleve të tyre, pasi që sipas tij e kanë obligim ligjor, në të kundërtën do të dënohen nga inspektoriati i shtetit .
Valon Salihu, zëdhënës i Qytetit të Shkupit
“Sot në mëngjes të gjitha bulevardet dhe rrugët kryesore të cilat janë në ingerenca të qytetit të Shkupit janë të pastruara dhe janë në dispozicion. Në orët e hershme të mëngjesit filluam edhe pastrimet e trotuareve dhe korsive të bicikletave, kështu që besojmë që gjatë ditës do të jenë të pastruara dhe ato, pasi që, për momentin nuk është duke rënë borë dhe pastrimi i tyre është më i lehtë. Në terren, Qyteti i Shkupit ishte me 16 kamione, të gjitha të cilat i ka në dispozicion për momentin dhe fakti që punoheshte në orë policore dhe nuk kishte vetura në teren paksa na i lehtësoi punënë edhe nëve gjatë procesit të pastrimit”
Nga Drejtoria për Punë Hidrometerologjike njoftojnë që gjatë mbrëmjes së sotshme reshjet e borës do të ngadalësohen, temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 7 gradë. Ndërsa, në dy ditët e ardhsme do të ketë reshje lokale të herpashershme, kryesisht të dëborës me intensitet më të ulët. Nga dita e enjte pritet të ketë stabilizim të motit me rritje të tempraturave ditore, ndërsa temperaturat e mëngjesit deri në fund të javës do të jenë nën zero.