Nuk u tërhoq nga zgjedhjet e 25 Prillit, Tom Doshi merr lajmin e “keq” nga KQZ

Ish-deputeti Tom Doshi nuk do e ketë të lehtë rrugën në zgjedhjet e 25 Prillit. Ditën e sotme KQZ bëri me dije se Doshi dhe 11 kandidatë të tjerë, do të dërgohen për hetim të thelluar.

Lista e kandidateve që do të dërgohen për verifikim të thelluar:

Koalicioni ABEOK:
– Altin Gjeloshaj
– Elsa Voka
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim:
– Arbër Arifaj
Partia Demokratike:
– Agron Kapllanaj
– Gentjan Muca
– Rezart Tusha
– Zef Hila
Partia Socialdemokrate:
– Kleo Murataj
– Tom Doshi
Partia Socialiste:
– Artan Bitri
– Halim Dauti
– Leonard Beqiri

Rikujtojmë se javë më parë ambasada Amerikane në Shqipëri iu referuar në emër ish-deputetit Tom Doshi duke e cilësuar si një përson jo të denjë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Pas kësaj deklarate, Doshi nuk u tërhoq ndërsa Kryeministri Rama  deklaroi se nuk do e përfshinte atë në qeveri në rast fitorje të zgjedhjeve. /albeu.com/

 

Shtuar 22.03.2021 05:03