Është ora 6 e pasdites, kur sirena e alarmit bie në Mikolajiv.
Me qetësi dhe me duart mbi bark, gratë shtatzëna në pritje për t’u bërë nëna, zbresin shkallëve që çojnë drejt bunkerit nëntokësor të spitalit të lindjes numër 3.
Shtatë gra në këtë repart pritet të lindin së shpejti, në një qytet ku lufta ka shpërthyer pa paralajmërim dhe në një shtet ku disa maternitete tashmë janë sulmuar, prej kur ka filluar pushtimi rus i Ukrainës./REL