Blinken takon Erdoganin në Turqi, çfarë u diskutua me ministrin Çavusoglu

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ak pas bisedimeve dhe deklaratave të përbashkëta me ministrin turk, Mevlut Çavusoglu.

Takimi Erdogan-Blinken, pak orë para udhëtimit të kreut të Departamentit të Shtetit në Greqi, u mbajt në sallën e ngjarjeve të Aeroportit Esenbogai në Ankara.

Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura morën pjesë ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe ambasadori amerikan në Ankara, Xhefri Flake.

Çfarë u diskutua me Çavusoglu

Një çështje qendrore në bisedimet me Mevlut Cavusoglu ishte blerja e F-16 nga Turqia.

Mevlut Cavusoglu tha se Turqia do të donte që qeveria amerikane t’i dërgonte Kongresit një shkresë zyrtare lidhur me këtë çështje.

“Ne duam një vendim zyrtar nga Kongresi për këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministri i Jashtëm turk.

Nga ana e tij , Anthony Blinken , i pyetur për këtë, megjithëse tha se administrata e Biden-it mbështet Ankaranë për çështjen e blerjes së avionëve luftarakë, dhe më pas shtoi se “nuk kam një orar specifik për t’ju njoftuar për F16-të. Jam në kontakt me Kongresin”.

Sekretari amerikan i Shtetit tha gjithashtu se vendi i tij do të mbështesë Turqinë ” për aq kohë sa të jetë e nevojshme” pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit, ndërsa shtoi se zëri i qartë i Turqisë në favor të sovranitetit të Ukrainës ishte vendimtar.

“SHBA dhe Turqia nuk bien dakord për të gjitha çështjet, por kanë një marrëdhënie që i ka rezistuar sfidave”, komentoi Sekretari amerikan i Shtetit.

Lidhur me çështjen e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO , Cavusoglu tha se “Suedia ka dërguar disa mesazhe pozitive, por fatkeqësisht shohim që aktiviteti i PKK-së vazhdon në Suedi. I takon Suedisë ta ndalojë atë”.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se nuk është një qasje e drejtë dhe korrekte që të lidhet çështja e anëtarësimit në NATO i dy vendeve me F16.

Mevlut Çavusoglu tha se “nuk është një qasje korrekte të ngatërrohen këto dy çështje”.

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha gjithashtu se vendi i tij nuk po i shet pajisje Rusisë që mund të përdoren në luftën e saj kundër Ukrainës, pas paralajmërimeve të SHBA-së në fillim të shkurtit për eksportet në Moskë të kimikateve, mikroçipëve dhe pajisjeve të tjera.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Turqia nuk do të lejojë që sanksionet amerikane dhe evropiane kundër Rusisë të shkelen brenda Turqisë apo përmes Turqisë, duke theksuar se po merren masa për të parandaluar këtë eventualitet./Albeu.com/