Qytetarët janë të pakënaqur nga qeverisja dhe këtë e shprehin shpeshherë në rrjete sociale apo në jetën e përditshme, edhe pse rrallë kanë guximin që t’jua thonë përballë politikanëve këtë gjë.
Ama në Urën Vajgurore një qytetar nuk ëhtë kursyer dhe i është kthyer kundër Blendi Klosit, ministër për Turizimin.
Retorikës së stërlodhshme të qeveritarit, qytetari i është përgjigjur me akuza të pastra duke i thënë se flet kot për taksë të sheshtë pasi vetëm ata e dinë ç’heqin mbi kurrizin e tyre.