Blendi Klosi rrëfen komunikimin e fundit me Bashkim Fino: Më tha “fitoni”!

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në një lidhje me skype në emisionin Open tregoi komunikimin e fundit me deputetin Bashkim Fino, të cilit iu dha lamtumira e fundit ditën e sotme.

Ai tha se Fino e kishte porositur të vijonin me fushatën e të fitonin zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa mbante maskën e oksigjenit.

Klosi e cilëson një shembull për të gjithë politikanët, një zë të fortë për të drejtën.

“Ai ishte një njeri babaxhan, nga ata politikanë që do të donin të gjithë të ishin, një vëlla i madh. Kemi punuar edhe në qeverinë e 2005-ës, ai ka qenë ministër po aq i dashur dhe aq i sertë, nuk kishte toleranca, por pastaj u miqësuam shumë. Kujtoj një nga momentet që pasi të shkoje në në orën 8 e 5, Bashkimi të mbyllte derën e të hiqte ditën e punës.

Kemi punuar shumë në PS. Të gjithë do të ikim nga kjo botë, por një opinion është gjëja më e mirë për çdo politikan. Bashkimi ishte tek pjesa tradicionale e partisë aq sa e reformuar e saj. Ka qenë zë i fortë, mbaj mend debatin e ’99 që do të bëhej zgjedhja dhe bëri një luftë të paepur në atë kohë. Kam pasur shumë marrëdhënie personale.

Kam komunikuar përditë me të dhe me doktorin e tij gjatë kohës që ishte i sëmurë. Ai ishte i rënduar, covid i preku në masë të madhe mushkëritë. Mbaj mend që më tha Klos vazhdoni fushatën të fitoni, mbaj mend që kishte atë maskën e oksigjenit e më tha fitoni. Kam që nga ’97-a që kam një miqësi me Finon dhe e di që të gjithë e donin. U bëri mirë të gjithë atyre që besojnë tek politika”, tha Klosi.


Shtuar 29.03.2021 22:07