Blendi Fevziu thotë se Shqipëria sot ka nevojë për një Presidente grua.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu tha se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Kosovës, për të zgjedhur një grua dinjitoze që të përfaqësojë vendin.
“Unë gjykoj që Shqipëria ka ardhur koha të ketë një grua Presidente. Më e mira do të ishte të kishte një grua. Të mos ishte pjesëtare apo militante e Partisë Socialiste. Të gjejnë një personalitet. Kosova ka patur dy gra presidente. Jahjaga për shembull ka qenë shumë korrekte”, tha Fevziu.
Lidhur me aludimet se Basha mund të jetë kandidat për president, Fevziu tha se nuk e beson një skenar të tillë.
“E dëgjova këtë, nuk e besoj këtë. Një person që humbi votat një muaj më parë, t’i japësh President të Republikës…
Në parim, posti i Presidentit nuk është kaq i rëndësishëm, por lidhet me një dinjitet të caktuar”, tha Fevziu.