Mijëra qytetarë shqiptarë klient te Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) kanë ngelur pa kryer shumicën e veprimeve bankare për shkak të problemeve që ka pësuar sistemi qëndror i kësaj banke, raporton Albeu.com.
Me dhjetëra mesazhe kanë ardhur në redaksinë e Albeu.com duke u ankuar për këto probleme. Ankesa nga klientët e bankave në Shqipëri ka gjithmonë por dy ditë më parë në redaksinë tonë kanë ardhur disa mesazhe nga klientë të BKT të cilët ankoheshin se kishin probleme me tërheqjen e parave nga ATM-të.
Megjithatë, sot duket se problematika ka arritur kulmin dhe ve banka është detyruar të njoftojë përmes një njoftimi në Facebook se për shkak të disa probleme teknike, BKT nuk është në gjendje të ofrojë një pjesë të shërbimeve për klientet.
Ndërkohë, lexuesit e portalit tonë, klientë të kësaj banke shprehen se nuk mund të tërheqin para nga bankomatet e as nuk janë në gjendje të bëjnë pagesa, duke ju shkaktuar dëme të mëdha dhe gjoba për pagesat e pakryeera në kohë.
Ata shprehen të irrituar per qëndrimine bankës e cila njihet për komisionet e larta ndërkohë që nuk ka ofruar asnjë ndihmë, asistencë ose mbështetje për t’ju zgjidhur klientëve dëmet që po ju shkaktohet nga ky problem i bankës.