Biznesmenia shqiptare feston ditëlindjen me bashkëshortin  dhe ish-bashkëshortin: I dua të dy!

Sipërmarrësja  e njohur shqiptare Silva Baltadori ka treguar publikisht se ditëlindjen së bashku me ish-bashkëshortin dhe burrin hollandez.

Teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, Silva pranoi se kjo nuk është një situatë shumë familjare për mentalitetin shqiptar, por mjafton që e bën të lumtur duke deklaruar se ka dashuri për ish-burrin por si një mik.

“Dashuria është shumë e gjerë dhe nuk ka të bëjë që ti thjesht je në një lidhje dhe dashuria përkon vetëm me këtë fakt. Ti mund të kesh mbyllur një martesë dhe ti mund ta duash prapë ishin tënd, sepse dashuria mbetet përgjithmonë. Xhorxhin unë e dua si një mik, që më ka qendruar gjithnjë pranë dhe nuk kisha si të mos e ftoja”, tregoi ajo. /albeu.com/

 


Shtuar 30.06.2021 11:26